Si çdo vit, 2024 do të ketë momentet e tij të mira dhe të këqija dhe askush nuk do të kursehet. Në fakt, ka një muaj të caktuar (ndoshta edhe më shumë), gjatë të cilit shenjat e horoskopit do të hasin disa vështirësi dhe probleme, do të jenë të pakënaqur me një zhvillim, do të mërziten ose do u vihet në provë qëndrueshmëria. Kur do ta ketë të vështirë shenja juaj e horoskopit? Lexoni për t’u përgatitur!

DEMI-LUANI-AKREPI-UJORI: MARS, MAJ, TETOR

Pak para largimit në vitin 2023, Plutoni u rishfaq në Ujor. Vetëm kjo do të sjellë trazira në jetën tuaj nëse i përkisni një prej këtyre shenjave, ndryshimeve dhe një energjie të errët që do t’ju duhet të menaxhoni. Dhe sikur Plutoni të mos mjaftonte, do të keni edhe Saturnin në Peshqit për dhjetë ditë, që mund të sjellë probleme për ju. Tek Akrepi do të vendosë pengesa në jetën e dashurisë, tek Luani në dashurinë, por edhe në financat, tek Ujori do të “fusë dorën” në portofol, ndërsa te Demi do t’i sjellë ulje-ngritje në jeta shoqërore, në grupe dhe miqësitë e tij, ndërkohë që do t’i humbë argëtimin dhe dëshirën për jetën.

DASHI-GAFORRJA -PESHORJA-BRICJAPI: KORRIK

Nëse i përkisni shenjave Impulsive, atëherë dijeni që janari do t’ju mundojë jo pak, e njëjta gjë do të ndodhë në maj, por edhe në shtator-tetor, pasi Marsi do t’i kalojë këto muaj përkatësisht te Bricjapi, Dashi dhe Gaforrja. Gjithashtu, kini parasysh se të gjitha eklipset e vitit (përveç njërit) janë në boshtin Dashi-Peshore, ku disa prej tyre janë mjaft… kërkuese dhe të vrazhda ndaj jush.

BINJAKËT-VIRGJËRESHA-SHIGJETARI-PESHQIT: MARS

Nga fundi i marsit deri në datën 30 prill duhet të jeni vigjilentë dhe të mos hapeni më sepse Marsi do të jetë te Peshqit dhe do keni shumë telashe. Gjithashtu, nga fundi i korrikut deri në fillim të shtatorit Marsi do të jetë te Binjakët dhe siç e kuptoni Marsi e bën gjithmonë jetën të vështirë. Veç kësaj, Saturni do të vazhdojë t’i mundojë të lindurit në dhjetëditëshin e dytë, ndërsa ju keni një eklips në shtator, me kurorë në Neptun që nuk është më i miri, pasi edhe prej andej ju presin zhgënjimet dhe mohimet. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *