Subscribe

Partitë e koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut kanë zgjedhur Stevo Pendarovskin si kandidatin e tyre të përbashkët presidencial. Kryeministri Zoran Zaev pas takimi u shpreh se ky është një vendim i një shoqërie të bashkuar.

 

 “Të nderuar qytetarë u bashkuam sërish të gjithë, maqedonas, shqiptarë, serbë, turq, vllahë, romë, boshnjakë dhe të gjithë të tjerët.  Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, dallimet qëndrojnë pas një  kandidati. Të gjithë qëndrojmë pas, Stevo Pendarovskit, kandidat mbipartiak, evropian, i qytetarëve, mik i të gjithëve, dhe president i të gjithëve.  Le të rrojë shoqëria jonë e bashkuar, le të rrojë Maqedonia e Veriut  me presidentin tonë të ardhshëm Stevo Pendarovski”.

 

Ndërsa kreu i Bashkimit Demokratik per Integrim Ali Ahmeti tha se sipas sondazheve Pendarovski është kandidati që gëzon mbështetjen e elektoratit shqiptar.

 

I pyetur se përse nuk e kishin mbështetur edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014-te, Ahmeti tha se atëherë nuk kishin mundësinë për të gjetur një gjuhë të përbashkët me LSDM-në.

 

VMRO-DPMNE do të shkoje ne zgjedhje me kandidaten Gordana Siljanovska – Davkova, ndërsa Aleanca për shqiptarët dhe Besa me Profesor Blerim Reka.

Raundi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale është caktuar për në 21 prill dhe i dyti do të mbahet më 5 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *