Operacioni “Metamorfoza”, Gjykata e Apelit të Posaçëm do të vendosë më 29 gusht për kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, oficerit të policisë Oltion Bistri dhe personave të tjerë të arrestuar që kërkojnë ndryshimin e masës së arrestit në burg.

 

Ata kundërshtojnë mënyrën proceduriale të mbërritjes së provave që përfshijnë mesazhet e përgjuara në aplikacionet SKY ECC dhe Encro Chat të zbërthyera nga autoritetet franceze.

 

Në orën 10:00 të 29 gushtit gjyqtarja e Apelit Saida Dollani do të vendosë rreth kërkesave të të arrestuarve që kërkojnë ndryshim mase të sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *