Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi permes nje statusi ne facebook sqaroi disa problematika te linduara gjate oreve te fundit ne disa akse rrugore si pasoje e reshjeve te dendura te shiut.

 

Peleshi tha se situata ne Tirane eshte permiresuar shume ne raport me nje dite me pare, por nderkohe ka renie te inerteve ne disa akse ne Tepelene, Shkoder, Berat, Elbasan dhe Korce.

 

Reshjet e shiut kanë vijuar pothuaj në të gjithë territorin e vendit gjatë natës dhe vijojnë edhe në këto momente, por situata paraqitet normale në pjesën më të madhe të qarqeve.
Ekipet e emergjencave, koordinuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, punonjës të drejtorive vendore të rrugëve, zjarrfikëses dhe policisë kanë punuar në terren për të garantuar qarkullimin pa vështirësi të qytetarëve dhe automjeteve.
Në Tiranë situata është përmirësuar, krahasuar me një ditë më parë.
Po punohet në segmentin rrugor Bënçë-Lekdush, në vendin e quajtur “Uji i Varur”, bashkia Tepelenë, në aksin rrugor Picar- Golem, për zhbllokimin e rrugëve nga inertet. Një grup prej 23 turistësh të huaj u evakuuan pa probleme, pasi u bllokuan në hyrje të kanionit të Langaricës për shkak të prurjeve të shumta të lumit.
Në disa akse rrugore në Shkodër, Dibër, Elbasan, Berat e Korçë po punohet për pastrimin e rrugëve. Ndërsa ekipet e OSHEEE po mundësojnë rilidhjen e energjisë në disa zona të thella të Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Fierit, Korçës, Dibrës e Elbasanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *