Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 July 2026
Vizion fokus

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason studiuesi: Ja...

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e Thaçit dhe...

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë për...

“O Fatos mos na lë në baltë…”, biseda e...

Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën me Fatos...

Rrëfimi i ish-deputetit në QUO VADIS: Si kalova nga...

“Ja çfarë fsheh Rama pas dyerve te selia e...

“Kjo sot s’është më PS”/ Rrëfimi me dhimbje i...

Franca rihap ambasadë në Damask

Peleshi në Bruksel, projekti i ri i Porto Romanos do të ofrojë edhe infrastrukturë të dedikuar ushtarake për FA dhe NATO

16 Qershor 15:52

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes së vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut që u mbajt në selinë e NATO-s, në Bruksel.

 

Në qendër të diskutimeve të këtij takimi ishte forcimi i mëtejshëm i Aleancës dhe vijimi i mbështetjes për vendet partnere të NATO-s, në një kohë që agresioni rus në Ukrainë ka kaluar 100 ditë që nga nisja e tij.

 

Këtij takimi i’u bashkuan edhe ministrat e Mbrojtjes së Ukrainës, Gjeorgjisë, Suedisë, Finlandës, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian.

 

Gjatë fjalës së tij, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se vendi ynë do të mbështesë dhe kontribuojë në rritjen dhe përforcimin edhe me kapacitete ushtarake të kufijve të Aleancës, në interes të mbrojtjes dhe ruajtjes së popullsisë së saj. Ministri Peleshi foli për projektin e ri të Porto Romanos që do të ofrojë edhe infrastrukturë të dedikuar për Forcat e Amrmatosura dhe Aleancën e NATO-s.

 

“Ne e vlerësojmë infrastrukturën tonë kritike, jo vetëm nga perspektiva kombëtare, por edhe nga ajo e Aleancës. Në këtë kuadër, duke pasur parasysh vendndodhjen gjeografike, Porti i Durrësit shërbeu si një qendër pritjeje e stërvitjes “Defender Europe 2021” gjë që dëshmon se është një pikë strategjike që lidh detin Adriatik dhe Detin e Zi që njihet ndryshe edhe si Korridori 8”,u shpreh në fjalën e tij ministri i Mbrojtjes Peleshi.

 

Ai tërhoqi vëmendjen në lidhje me efektet që lufta e Rusisë ndaj Ukrainës mund të sjellë në rajonin e Ballkanit. Ministri i Mbrojtjes theksoi rëndësinë që ka në këtë situatë përshpejtimi i procesit të integrimit Euro-Atlantik të vendeve të rajonit. Gjithashtu ministri Peleshi tha se është i rëndësishëm dërgimi i një mesazhi të fortë se siguria e rajonit të Ballkanit mbetet interes jetik për Aleancën dhe se Rusia me “levat” e saj nuk duhet të lejohen të destabilizojnë mbarë rajonin.

 

Ministrat e vendeve të Aleancës u pritën më herët në një darkë pune nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili vlerësoi mbështetjen e pakursyer që vendet aleate dhe partnere të NATO-s kanë dhënë në kapacitete ushtarake, ndihmë financiare dhe asistencë humanitare. Gjithashtu, Ai theksoi se Aleanca është dhe mbetet e vendosur për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën, si dhe mbetet optimist se kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës do të miratojnë një Paketë Asistence Gjithëpërfshirëse gjatë Samitit të Madridit, që është planifikuar të zhvillohet më 29-30 qershor.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Bruksel FA NATO Niko Peleshi Porto Romano projekti i ri

Nga e njëjta kategori

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason studiuesi: Ja ç’ndodh, s’bindet gjykata me ato prova!

më shumë...

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK? Krasniqi i zbulon në libër

më shumë...

“O Fatos mos na lë në baltë…”, biseda e ish-deputetit me Nanon kur u ngrit kundër Ramës!

më shumë...

Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën me Fatos Nanon para arrestimit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:27

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është...

10:17

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason...

10:09

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e...

10:08

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në...

9:56

“O Fatos mos na lë në baltë…”,...

9:43

Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën...

9:30

Rrëfimi i ish-deputetit në QUO VADIS: Si...

9:23

Truri rinohet duke mësuar më shumë gjuhë...

9:19

“Ja çfarë fsheh Rama pas dyerve te...

9:14

“Kjo sot s’është më PS”/ Rrëfimi me...

9:07

Njihuni me cilësitë që i karakterizojnë njerëzit...

8:23

Franca rihap ambasadë në Damask

8:04

Zelensky në takimin me Rutte: Sistemet Patriot...

7:21

Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë...

7:21

“O ma, o ma”, nëna e 17...

7:12

“Gënjeshtër me bisht akrepi”, Rama: Shteti dha...

6:59

Rutte: Rusia po derdh gjithë buxhetin në...

6:42

EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet...

6:27

“E dua shumë”, Trump zbut tonet ndaj...

6:08

Zelensky thirrje aleatëve nga samiti i NATO-s:...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • “O ma, o ma”, nëna e 17 vjeçares së dhunuar: Nuk do t’i fal...
  • EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e 17-vjeçare...
  • Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.