Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se në vend vazhdojnë të jenë aktive disa vatra zjarri.

 

Ai u shpreh në “Facebook” se po punohet që të vihen nën kontroll, ndërsa nënvizoi se zonat e banuara nuk kanë rrezik për flakët.

 

“Zjarret vijojnë të mbeten aktive në vend, por të gjitha janë nën kontroll të plotë dhe pa rrezik për zonat e banuara. Veç ndërhyrjes nga ajri, Forcat e Armatosura dhe ato të sistemit të mbrojtjes civile vijojnë punën në terren për eliminimin e plotë të vatrave. Megjithatë, roli i pushtetit vendor në informimin dhe reagimin në kohë mbetet thelbësor. #tëgatshëm24/7”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *