Subscribe

Vijojnë ende perpkjekjet në tre qarqe për shuarjen e zjarreve. Në një dalje për mediat, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se vatra zjarri ende aktive vijojnë të jenë problematike në Vlorë, Fier dhe Dibër. Sipas Peleshit gjatë sezonit të verës u shënuan gjithsej 465 vatra zjarri. Pavarësisht rrezikut, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

 

NIKO PELESHI

MINISTER I MBROJTJES

“Këtë vit mbrojtja civile ka funksionuar më së miri dhe kemi menaxhuar me sukses 465 vatra zjarri dhe kemi ruajtur objektivin primar nuk kemi asnjë jetë të humbur, kemi ruajtur pronat e shqiptarëve kemi ruajtur një pjesë të madhe të sipërfaqeve të pyjeve. Në Vlorë, Dibër dhe Fier vijojnë vatra aktive të zjarrit. Nga Frakulli ku filloi dhe sezoni i zjarreve situate ka qenë e vështirë po me shumë angazhim arritëm që ta shmangim, zjarri në Qeparo në një zonë të banuar dhe turistike, një tjetër zjarr delikat ishte ai pranë kishës së Laçit ku pati një përqendrim të madh të forcave përkatëse dhe në Shpirag ku fatmirësisht kemi arritur që ta shmangim. Zjarr kemi aktualisht në pyjet e Lurës.”

 

Nga ana tjetër Shqipëria është përfshirë nga reshjet, ndërkohë situata pritet të rëndohet gjatë orëve në vijim. Peleshi apeloi qytetarët sidomos qarqet më të prekura nga moti i keq që të kenë kujdes pasi disa lumenj rrezikojnë të dalin nga shtrati.

 

“Kemi pasur reshje në veri mund të kemi situata lokale të daljes nga shtrati të lumenjve apo përrenjve për të shmangur humbjet e jetëve në fillim u bëj thirrje të gjithëve që të jenë të kujdesshëm. Pavarësisht se nga ulja e temperaturave këto ditë do të ketë edhe rritje të tyre ose mund të kemi një prani të madhe reshjesh ndaj edhe dola në këtë komunikim publik.”

 

Qarku i Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Vlora janë zonat që mund te perfshihen nga reshjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *