Pedofili në Berat jetonte në lagje me vajzën 5 vjeçe, dyshime dhe për raste të tjera
Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e të enjtes në Berat ku, një 48-vjeçar u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Barrikadë”, ndërsa kanë qenë prindërit e 5-vjeçares ata që kanë denoncuar rastin në polici. Nga vizita mjekësore, ka rezultuar se vajza e mitur ka pasur shenja të ngacmimit por që sipas mjekëve abuzimi nuk ishte finalizuar.
48-vjeçari jeton në të njëjtën lagje me vajzën e mitur dhe njihet nga banorët si një njeri problematik për shkak se konsumon shpesh alkool. Madje mësohet se ai shpesh afrohej dhe luante me fëmijët e lagjes por nuk kishte patur ankesa për sjelljet e tij.
Ndërkohë policia në prani të psikologut ka marrë në pyetje vajzën e mitur ndërsa po heton nëse ai është përfshirë edhe në ngacmime të tjera të ngjashme në zonë.
Pak ditë më parë në zonën e Paskuqanit në kryqytet, u arrestua 65-vjeçari Abaz Doku, pasi kishte abuzuar me një 15-vjeçare.




