Subscribe

Partia Demokratike tregoi këtë të mërkurë emrin e kryetarit të bashkisë që është kapur duke pirë drogë. Ishte ish-deputeti Ervin Salianji ai i cili në një deklaratë për mediat tha se bëhet fjalë për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.

 

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë. Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike.”

 

Gazetari Artan Hoxha deklaroi pak ditë më parë se disponon një video ku shihet një kryebashkiak duke pirë drogë në një ambient të hapur, ndërsa sot u zbulua edhe emri i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *