Partia Demokratike denoncoi të martën se në spitalet COVID ka më shumë pacientë të shtruar, nga ç’raportohet dhe se atje mungojnë ilaçet. Ishte

Bardh Spahia ai i cili tha në rrjetet sociale se në spitalin “Shefqet Ndroqi” mungon antivirali.

“Dmth jo vetëm që gënjejnë paturpësisht për numrin e të shtruarve me COVID, por nuk kanë siguruar as sasinë e duhur të ilaçeve, pjesë e protokollit të trajtimit të virusit corona! Sic duket nga denoncimi mungon një bar bazik si antiviralet! Dhe kjo mungesë kur ka 150 të shtruar! Po kur të bëhen më shumë? Pse ministria gënjeu sot kur tha se janë 124 të shtruar në 2 spitalet COVID, kur sic shihet nga denoncimi vetëm tek “Shefqet Ndroqi’ janë të paktën 150 të shtruar?”

Pas denoncimit, reagoi spitali “Shefqet Ndroqi”. Ai hodhi poshtë akuzat për mungesë ilaçes dhe kërkoi nga politikanët t’u japin fund sulmeve.  

“Në përgjigjie të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë. Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit. Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *