Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka komentuar situatën aktuale mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe ish kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kulluri thekson se PD duhet të hyjë në rrugën e pashmangshme të reformimit të thellë demokratik.
Sipas tij, vetëm vullneti dhe zgjedhja e lirë mund ta nxjerrë Partinë Demokratike nga gremina ku ka rënë.

Mes të tjerash ai thekson se ‘vetëm një zgjidhje demokratike është shpetim ndërsa të tjerat janë kacafytje për një parti që nuk ekziston përvecse në letër’.

Postimi i plotë:

Ne 4 vite PD e Lulzim Bashes kaloi nga “qytetaret jane te paret” ne “nuk lejoj mbledhjen e Kuvendit Kombetar”! Ky njeri i ardhur ne politike si “fytyra e re perendimore” ne krye te KOP per te rregulluar imazhin e ashper te Berishes ne vitin 2005, tashme perjashton kedo qe mendon me vendime personale!
Kur e thame 4 vite rresht, pjesa me e madhe heshtin dhe ulnin koken me shpresen se do fitonin zgjedhjet! Tani qe zgjedhjet u humben dhe perjashtoi Berishen me vendim personal, shumica po mbushin sallat e takimeve te Berishes a thua se po ndodhin per here te pare humbjet dhe vendimet arbitrare! Ka humbur 3 procese zgjedhore nga 2015 deri ne 2019 dhe ka nxjerre jashte shumicen e personaliteteve politike me eksperience apo te rinj nen parrullen komuniste te “te rese qe permbys te vjetren”!
“Ik andej nga ke ardhur” iu drejtua Berisha nga Fieri! E drejte, por vetem se ka nje frike legjitime nga nje pjese e madhe e demokrateve: nese iken andej nga erdhi Basha, nga do te vije kryetari i ri dhe forumet drejtuese? Dhe kane te drejte! Nje eksperiment tjeter i deshtuar emerimesh mund ta coje PD drejt shperberjes!
Ndaj PD duhet te hyje ne rrugen e pashmangshme te reformimit te thelle demokratik! Vetem vullneti dhe zgjedhja e lire mund ta nxjerre Partine Demokratike nga gremina ku ka rene prej “farses perendimore” te Bashes dhe UET-isteve qe e kane zaptuar pa zgjedhje te lira por me emerime ne krye te partise! Model qe eshte shtrire deri ne baze!
Hipokrizia 4-vjecare e mbylljes se syve dhe vesheve tashme eshte shnderruar “ne vrull demokratik” brenda nates duke harruar se ne vitin 2021 njerezit jane te dryshem nga ta te 1991! Pasionet kane rene dhe interesat legjitime jane zhgenjyer nga qeverisjet e PD per nje pjese te elektoratit te djathte!
Vetem nje zgjidhje demokratike eshte shpetim! Te tjerat jane kacafytje per nje parti qe nuk ekziston pervecse ne leter!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *