Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi akuzon kryeministrin Edi Rama se po planifikon të uzurpojë edhe sportet. Sipas saj, kreu i qeverisë po targeton politizimin e Komitetit Olimpik Shqiptar përmes emërimit të Fidel Yllit.

“Së fundmi, plani i tij është të uzurpojë edhe sportet, duke targetuar politizimin e Komitetit Olimpik Shqiptar përmes emërimit të shërbëtorit të tij, Fidel Ylli. Qeveria që ha mish me flori në Dubai ka zhbërë rregullat që pengonin kontrollin nga politika të sportit. Deri pak kohë më parë, në statutin e Komitetit Olimpik, që miratohet nga Ministria e Arsimit, përcaktohej se “nuk lejohet që politikanë aktivë të konkurojnë për të qenë në organet drejtuese të Komitetit”. Arsyeja për të cilën ky përcaktim është hequr ka lidhje me vendimin e  Edi Ramës për të zgjedhur president të Komitetit Olimpik Shqiptar deputetin e tij Fidel Ylli.

Demokratja tha se përfshirja e një politikani aktiv, deputet i Partisë Socialiste është tentativë për të prishur garën dhe emërim i dhunshëm i një politikani në sport.

“Plani i Edi Ramës për të kapur edhe organizmat e pavarur të sportit është i dëmshëm për sportin dhe si i tillë i papranueshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *