Partia Demokratike, përmes Dorjan Telitit ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për rindërtimin.

Në një postim në “Facebook”, Teliti shkruan se ky proces është një dështim total dhe se videot 3D nuk e fshehin mashtrimin për banesat e familjarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Një vit pas tërmetit, sipas PD, kreu i qeverisë ka ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3,389 të dëmtuara.

Nërkohë, në Thumanë, shprehet Teliti, nuk është ndërtuar asnjë shtëpi dhe godinë publike.

“ER ka dështuar në mënyrë spektakolare me rindërtimin. Asnjë video 3D e konferencës për shtyp nuk e fsheh dot gënjeshtrën dhe mashtrimin për banesat e qytetarëve. Fakt: 1 vit pas tërmetit, ER ka ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3,389 të dëmtuara, 1.4% e totalit. Në Thumanën e goditur më rëndë nga tërmeti, ER nuk ka ndërtuar ASNJË shtëpi, ASNJË godinë publike. Treguesi më i drejtpërdrejtë i dështimit me rindërtimin është vendimi i ER në shtator për përgjysmimin e financimit në buxhetin 2020 për fondin e rindërtimit akorduar për FSHZH. Që banesat e qytetarëve nuk do të ndërtohen këtë vit e tregon qartësisht heqja e fondeve të parashikuara për rindërtimin nga buxheti i këtij viti.”  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *