Subscribe

Partia Demokratike i është rikthyer akuzave ndaj qeverisë për rritjen e çmimit të naftës.

 

Sipas opozitës, vendimet e bordit për shtrenjtimin e karburanteve janë në funksion të skemës për zhvatjen e shqiptarëve.

 

Fjala e plotë e Bozdos: 

 

Përpara disa ditësh, Bordi i Qeverisë vendosi të rrisë përsëri çmimin e naftës, edhe pse në bursën ndërkombëtare ky çmim është ekzaktësisht në nivelet e paraluftës.

 

Arsyeja nuk është as infrastruktura dhe as mënyra sesi përllogaritet ky çmim.

 

Madje edhe vetë tregtarët e naftës deklarojnë zyrtarisht se Bordi i qeverisë e rrit çmimin me të paktën 120 lekë për litër, për shkak të mënyrës sesi ai funksionon.

 

Pra, arsyeja është një dhe e vetme. Qeveria ka vendosur me çdo kusht ta mbaje të lartë çmimin e naftës, sepse kështu ajo arrin të mbushe xhepat në kurriz të shqiptarëve.

 

Sipas llogaritjeve të ekspertëve, vitin e kaluar vetëm si pasojë e rritjes së çmimit të naftës, qeveria shqiptare futi në xhep afërsisht 150 milionë euro më shumë. Nga këto para, asgjë nuk i është kthyer shqiptarëve në formën e subvencioneve për rritjen e çmimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *