E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD: Qeveria po kërcënon mjekët që të marrin pjesë në zgjedhje

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po detyron me forcë të gjithë personelin shëndetësor që të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Në një dalje për mediat, ish-deputetja e PD, Albana Vokshi deklaroi se 18.500 mjekë së bashku me familjarët e tyre janë kërcënuar me vend pune nëse nuk marrin pjesë në votime.

 

Reklamë

Sipas Vokshit, kjo gjë bëhet me qëllim që të rritet numri votuesve ndërsa hodhi akuza të drejtëpërdrejta mbi anëtarët e fushatës elektorale të kryeministrit Rama.

 

“Në Partinë Demokratike kanë ardhur denoncime të vazhdueshme gjatë tre ditëve të fundit që tregojnë se skema e kërcënimit të mjekëve dhe personit shëndetësor është masive, kapilare në të gjithë vendin, duke shkelur rëndë të drejtat e qytetarëve, duke i kërcënuar ata me vendin e punës. Skema është krejtësisht e paligjshme dhe zbatohet nga persona janë anëtarë të shtabit elektoral të Edi Ramës. Ata telefonojnë personelin mjekësor, sipas listave që u janë vënë në dispozicion në mënyrë të paligjshme, duke i kërcënuar se, nëse duan ta ruajnë vendin e punës, duhet të dalin në votime të dielën. Duke zbatuar këtë skemë kriminale, njerëzit e Edi Ramës shkelin të paktën 4 nene të Kodit Penal, që ndëshkohen me disa vjet burg.”

 

Në kuadër të këtyre akzuave, Vokshi uy bëri thirrje mjekëve e inferimerëve që të mos I ndjekin urdhrat e dhënë prej qeverisë.

“Partia Demokratike u bën thirrje mjekëve, infermierëve dhe personelit shëndetësor të mos ndjekin urdhrat e paligjshëm antikushtetues të qeverisë në ikje të Edi Ramës.  Partia Demokratike fton çdo punonjës të administratës, që është nën kërcënim për vendin e punës ta dënoncojnë atë. Duke qendruar fort, duke mbrojtur demokracinë, ata mbrojnë vendin e tyre të punës, mbrojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë