E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD: Policia fshiu kamerat që implikojnë Taulant Ballën me “Xhisielën”

PD nuk ka ndërmend të ndalet nga akuzat ndaj qeverisë dhe në mënyrë të vecante policisë për rastin “Xhisiela”.

 

Enkelejd Alibeaj tha se me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka dhënë urdhër të fshihet cdo kamera që impikon Taulant Ballën, Rrahman Rrajën dhe Artur Bushit në këtë histori dhe praninë e tyre në komisariatin e Fushë Krujës më 21 korrik ku pretendohet se ata I kanë bërë presion policeve që të mos arrestojnë djalin e deputetit Rexhep Rraja.

 

Reklamë

Deputeti I PD shton se dëshmia e ish nënkomisarit Emiljano Nuhu që implikon zyrtarët e lartëpërmendur në këtë cështje është e vërtete..

 

Çdo oficer në Policinë e Krujës Fushë Krujës dhe të Durrësit e di se gjithçka ka dëshmuar nënkomisar Emiljano Nuhu është e vërtetë.
Punonjës të policisë, por edhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm kanë denoncuar se menjëherë pas bërjes publik të krimit në korrik, Taulant Balla i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, të marrë masa për fshirjen e gjurmëve të krimit dhe për të zhdukur provat e përfshirjes së tij.
Me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamera që mund të provojnë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në Policinë e Fushë Krujës në 21 Korrik.
Policët e zonës e dinë se ky grup pune me detyrë specifike fshirjen e kamerave dhe serverave të bizneseve pranë Policisë kanë kercënuar me tatimorë, banditë dhe armë këdo që ka refuzuar të bashkëpunojë për shkatërrimin e provave.
Punonëjsit e policisë dhe punonjësit e SHKB-së tregojnë se vetë Drejtori i Policsë se Qarkut Durrës, Alfred Çepe është përfshirë personalisht në operacionin për zhdukjen e provave që implikojnë Taualant Ballën, Artri Bushin dhe Rrahman Rrajën në kërcënimin me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut.

 

Më shumë video

Reklamë