E enjte, 24 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

PD përgatitet për fushatën, përgjatë dy ditëve do të diskutohen emrat për 6 bashkitë e vendit

38 ditë para se të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme, Partia Demokratike ende nuk ka shpallur kandidatët me të cilët do të garojë në 6 bashkitë e vendit.

Lideri i opozitës Sali Berisha ndodhet jashtë vendit për shkak të takimeve me Partinë Popullore Evropiane dhe pritet të mbërrije në mbrëmje në Tiranë.

Ndaj për këtë arsye, nga e premtja pritet që të nisin lëvizjet në kampin opozitar për të filluar fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit.

Synimi i Partisë Demokratike është që në këtë betejë elektorale opozita të hyjë e bashkuar në të 6 bashkitë.

Reklamë

Mësohet se deri të dielën PD do të përmbyllë bisedimet me aleatët dhe mbledhjet e forumeve të saj për të shpallur publikisht 6 kandidatët e opozitës.

Ndërkaq ,të premten në selinë e PD do të mblidhen deputetët e Tiranës dhe kryetarët e degëve për të nisur fushatën për bashkinë më të madhe të vendit, bashkinë e kryeqytetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë