Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka rikujtuar përgjimet e gazetës gjermane “Bild” për shit-blerjen e votave gjatë zgjedhjeve në Durrës e Dibër.

Në një postim në “Facebook”, Bardhi akzuon Ramën se u bë Kryeministër falë krimit të organizuar.

“Një politikan që bëhet Kryeministër me ndihmën e krimit të organizuar, nuk ka sesi të sillet ndryshe veçse si mafioz. Flet si Banda e Shijakut, vepron si Banda e Lushnjes, vjedh si Banda e Durrësit, mashtron si Habilajt e Vlorës, i fshihet drejtësisë si Eskobari i Ballkanit. Ky quhet solidaritet midis çunave problematik! Njerëzore!”

Përmes një videoje të publikuar, Bardhi tregon se Rama pajtoi më 25 qeshor të vitit 2020 avokatin Mattias Prinz me një tarifë prej 750 euro në orë për të nisur një proces gjyqësor kundër gazetës Bild.

Sipas demokratit, tërheqja nga padia vërteton vjedhjen e zgjedhjeve nga Rama.

“Rama vodhi zgjedhjet dhe vodhi përditë njerëzit. Shqiptarët meritojnë një qeverisje të përgjegjshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *