E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD: Bojkot zgjedhjeve në Kavajë

Presidenti i republikës Bujar Nishani dekretoi 7 majin si datën per zhvillimin e zgjedhjeve per Bashkinë e Kavajës, por opozita nuk do te marre pjese ne zgjedhje.

 

Nënkryetari i PD Edi Paloka, deklaron se opozita e ka marre vendimin qe nuk do te ketë zgjedhje pa qeveri teknike, dhe nga ky vendim nuk përjashtohet as procesi elektoral për kryetarin e Bashkisë se Kavajës.

 

Reklamë

Zgjedhjet ne Kavaje do te zhvillohen pas shkarkimit te ish-kreut te bashkisë Elvis Rroshi. Rroshi ishte një prej figurave me te sulmuara te Partisë Demokratike dhe ishte ne qendër te fushatës se opozitës per nevojën e dekriminalizimit te politikes. Një vit pas hyrjes ne fuqi te ligjit per dekriminalizimin, Rroshi humbi mandatin pikërisht per shkak te këtij ligji.

 

Ne çadren e opozitës u organizua nje bashkëbisedim me pronaret dhe demokratet premtuan kompensim 100% te pronës ne momentin qe shqiptaret u besojnë votën.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë