3 marsi është një datë po aq e rëndësishme edhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

Nga vendimi i gjykatës së apelit për vulën do të varet edhe regjistrimi në vendoret e 14 majit i Partisë Demokratike, asaj me kryetar Lulzim Bashën apo Sali Berishën.

 

Vendimi i gjykatës është po aq me rëndësi edhe për mbështetjen financiare që partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje përfitojnë për fushatën elektorale.

 

Qeveria ende nuk e ka përcaktuar fondin që sipas ligjit nuk duhet të jetë më pak se 130 milionë lekë. Vetëm pasi ai të miratohet në parlament dhe partitë politike të jenë regjistruar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ndajë lekët për secilën.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Fondi që përfitojnë partitë politike, para ato që marrin pjesë në zgjedhje ju shpërndahet jo më vonë se pesë ditë nga përfundimi i afatit për rregjistrimin e kandidatëve dhe depozitimin e listave shumëemërore për këshillat bashkiakë. Do të duhet të presim numrin e partive të rregjistruara.

Për shkak se në zgjedhjet e 2019-ës Partia Demokratike nuk mori pjesë dhe në bazë të marrëveshjes së dalë nga këshilli politik, KQZ do t’i referohet vendoreve të 2015-ës.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Neni 180 i kodit zgjedhor si dispozitë tranzitore ka përcaktuar që në referim do të merren zgjedhjet e 2015-ës. Për ato parti që nuk kanë marrë pjesë në këto zgjedhje do të merret në referencë rezultati i 2019-ës.

 

Në lokalet e tete viteve më parë si votë të drejtpërdrejt për anëtarët e këshillit bashkiakë, Partia Demokratike mori 317,620 ndërsa ajo Socialiste 402,709 vota.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *