Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”,...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump,...

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë...

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja!...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri,...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë...

PD nis fushatën zgjedhore/ Bardhi: Procesi demokratik për caktimin e kandidatëve për deputetë

26 Qershor 16:13

Nga kjo e premte Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore, duke filluar nga përzgjedhja e kandidatëve për deputet.

Një ditë pas miratimit të udhëzimit, që i jep fuqi anëtarësisë të përcaktojë deputetët e ardhshëm, numri dy i PD Gazment Bardhi deklaron se beteja për të sjellë të djathtën në pushtet ka filluar.

GAZMENT BARDHI
SEKRETAR I PERGJITHSHEM, PD


“Ne kemi nisur fushatën zgjedhore për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.”


Parimin një anëtar një votë, PD e aplikon për herë të parë, duke synuar që ekipi që do garojë në zgjedhje të ketë mbështetjen më të madhe të mundshme; por duke ruajtur të drejtën që kryesia të përfshijë në listën e kandidatëve figura të reja.

“Në këtë proces të ri që nisim sot janë futur dy faza që deri më sot nuk kanë ekzistuar, së pari seleksionimi nga një komision profesional të kandidatëve, i cili do të shqyrtojë përmbushjen ose jo të kritereve formale të kandidatëve të propozuar nga anëtarët dhe së dyti e drejta e çdo anëtari të konfirmojë kandidaturat për përfaqesuesit e PD në zgjedhje lokale apo qëndrore.”


Por çfarë ndodh nëse në Shkodër, ku Bardhi është kordinator për procesin, anëtarët propozojnë Jozefina Topallin?

“Nëse shikon me vëmendje udhezimin e publikuar dje ka një pikë të veçantë që udhëzon grupin qendror të koordinimit që të marrë çdo propozim të bërë nga anëtarët pa asnjë paragjykim bazuar mbi qëndrimet e individit që do të propozohet.”


Numri dy i PD thekson se Partia është e bashkuar dhe ndërkaq lidershipi i saj është në kontakt të vazhdueshëm me çdo demokrat që ka dhënë kontribut në parti.

“Por fakti që një individ i caktuar humb një privilegj të fituar nga demokratët në një moment të caktuar nuk nënkupton përçarje të partisë. Nënkupton humbje të privilegjit, detyrimi i çdo demokrati është që pavarësisht nëse ka apo jo privilegj, nëse është apo jo i ulur në një karrige të vijojë të mbeshtesë demokratët.”

Udhëzimi i miratuar nga Partia Demokratike parashikon që çdo kandidat duhet të plotesojë një formular vetëdeklarimi mbi figurën dhe integritetin. Ajo që bie në sy ne kete formular eshte se cilido qe deshiron te kandidoje duhet t iu pergjigjet jo vetëm pyetjeve që lidhen me procesin e dekriminalizimit, apo dekomunistizimit.

Të gjithë kandidatët duhet të japin sqarime për pasurinë e tyre e për eksepriencën e tyre në punë.


Por përtej kësaj në formular ka pyetje që lidhen nëse kandidati luan lojëra fati e çfarë shume ka humbur, nëse është përdorues droge apo alkoli, duke sqaruar nëse përdorimi i alkoolit është kthyer në problem për punën e duke saktësuar periudhën kur kandidati ka nisur përdorimin e tij; cilido që dëshiron të kandidojë për deputet duhet të japë të dhëna për shëndetin psikologjik e emocional si dhe duhet të japë emrat e 3 personave që e njohin mirë si shokë shkolle apo kolegë.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
bardhi deputete Fushate Zgjedhore PD

Nga e njëjta kategori

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e “përpiu” pushteti

më shumë...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”, e caktoj unë formacionin

më shumë...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më lanë të vdekur

më shumë...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump, nuk tërhiqem nga ky investim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:54

Mësoni kuptimin e filozofisë japoneze të jetës...

10:41

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse...

10:19

Rama: Meta ishte një talent në politikë,...

10:12

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër...

10:10

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë...

10:02

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan...

9:53

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me...

9:50

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet...

9:43

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në...

9:34

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet...

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

9:04

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në...

8:48

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria:...

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.