E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD: Nëse PS ndryshon sistemin, bie marrëveshja e 5 qershorit

Partia Demokratike shprehet se rishikimi i sitemit zgjedhor kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues, për të cilën ka një propozim konkret.

Sipas PD-së, ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve, në kushtet e kriminalizimit të parlamentit.

Në reagimin e selisë blu thuhet se reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut.

“Palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE. Partia Demokratike nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret. Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë në kushtet e kriminalizimit të parlamentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia. OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë