Partia demokratike do te shkoje ne 10 shtator ne mbledhjen e parë te parlamentit te ri dhe 50 deputetet e koalicionit “Shqiperia Madheshtore” do te bejne betimin e do te marrin mandatet e fituara ne 11 maj.
Edhe pse opozita nuk ka ndryshuar qëndrim dhe per të procesi I 11 majit ishte farsë elektorale dhe rezultati nuk reflekton vullnetin e qytetarëve shqiptarë, demokratët do të jënë në parlament dhe salla e kuvendit do të jetë një prej fushëbetejave të opozitës në nisje e legjislaturës së re.
Por nëse është e qartë se opozita nuk do të bojkotojë parlamentin e ri, ende është e paqartë se cila do të jetë strategjia e saj në sallën e kuvendit.
Mësohet se për herë të paë prej 11 majit, kryetari I pd Sali berisha do të mbledhë në fund të muajit gusht ose në ditët e para të shtatorit kryesinë e partisë e më pas edhe grupin parlamentar.
Në kryesi do të diskutohet dhe vendoset qëndrimi përfundimtar I pd ndaj parlamentit dhe si do të vazhdojë beteja politike për 11 majin.
Në grup përvec vendimeve politike pritet të sqarohen edhe pozicionet e deputetëve në komisionet parlamentare. Duket se kryetar I grupit parlamentar do të vazhojë të jetë gazment bardhi, e mbetet per tu parë se si do të jetë shpërndarja e deputetëve në komisionet parlamentare; vecanërisht 3 komisionet që tradicionalisht drejton opozita; integrimin, shëndetësinë dhe komisionin për arsimin dhe median.
Qëndrimi për zgjedhjet dhe marrëdhënia me parlamentin është I vetmi diskutim që pritet të zhjvillohet në forumet e pd këto ditë; pasi sic e ka përsëritur disa herë lideri I opozityës Sali berisha detyra kryesore e opozitës është denoncimi I procesit të 11 majit.
Vetëm pasi të dalë raporti përfundimtar I odihr pas disa javësh, pritet të shihet nëse fundi I këtij viti do të shënojë hapjen e debatit brenda pd dhe analizën e brendshme për zgjedhjet apo ky process do të spostohet në pranverën e vitit të ardhshëm ku vetë berishës dhe drejtuesve të pd u përfundon mandati.
/vizionplus.tv





