“Partia Demokratike ndodhet në gjendje më kritike të ekzistencës së saj”, kështu e komentoi situatën aktuale brenda PD-së ish-kryeministri Sali Berisha në takimin që zhvilloi me demokratët në Tiranë.

 

Berisha lëshoi akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, të cilin e fajësoi për dështimet e vazhdueshme të PD-së.

 

“PD në gjendjen më kritike të ekzistencës së saj, kurrë nuk ka qenë në këtë gjendje, ka 8 vjet që ka humbur cdo nismë përveç ligjit të dekriminalizimit, ka 8 vjet që ka humbur cdo aksion 100%, ka 8 vjet që para syve të saj shkatërrohet mekanizmi elektoral dhe ajo nuk i del Zot, ka 8 vite që kalon nga disfata në disfatë, numëron përveç 2 mandate të përgjithshme, njërën të dhënë afrofe tjetrën të humbur, kjo është PD. PD-ja humbi zgjedhjet e fundit në të cilat Edi Rama, vodhi, bleu dhe grabiti 2 herë më shumë vota, padiskutim, nëse Rama nuk i fitoi zgjedhjet, PD nuk i fitoi zgjedhjet dhe unë nuk mund të them atë që nuk është. Ditën e zgjedhjeve në darkë, pyet zgjedhësin demokrat, për kë votuat në PD, vetëm 1/5 e tyre për Lulzim Bashën, të tjerët për PD, e kundërta ishte raporti në kampin tjetër. Pra s’mund të them që fituam, pa lider. I thashë në zyrë, që unë s’do e kapërdija, po kisha disa probleme të mijat. humbe dy herë zgjedhjet duhet të ikësh 2 herë. Vuri përpara karrigen e tij dhe doli dhe u tha keni votuar, mashtronte, propagantë mashtruse, PD me aleatët ka marrë 74 mija vota më pak se në 2013”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *