Nga Gjirokastra, në vijim të takimit të radhës që po zhvillon nëpër Shqipëri, kryesocialisti Edi Rama i është kundërpërgjigjur kritikëve për fjalimin e tij drejtuar adoleshentëve në lidhje më fotot nudo të tij.
“Po mirë po si ka mundësi ku e gjejnë këta kapacitetin të më bëjnë mua moral kur këta cdo ditë iu tregojnë fëmijëve, iu tregojnë familjeve, iu tregojnë shqiptarëve sesi nuk duhet të sillet, se çfarë nuk duhet të thotë njeriu me akuza me shpifje, me sharje ekstreme. Zi nga të katra anët”, tha Rama.
Një komentues pyeste nëse kreu i qeverisë e kalonte dot oqeanin apo jo?
“Ty të kanë thënë që nuk shkoj unë dot në USA, kush ta ka thënë, non grata ta ka thënë? Po meqë ma përmendi këtë, a u hoq ajo non grata se nuk e kam marrë vesh këtë informacion, u hoq ajo? Po tani si keni fytyrë që mbasi i thanë shqiptarëve që u hoq non grata, do hiqet non grata, tani thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo, a shkoj unë në USA apo jo”, tha Rama.
Rama nuk kurseu kritikat për opozitën.
“Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, këta dinë vetëm të vet shkatërrohen dhe në vetëshkatërrim e sipër të pengojnë sa të munden Shqipërinë dhe tu nxinë jetën sa të mundin njerëzve. Këtë dinë të bëjnë këta. Prandaj në zgjedhjet e 11 majit do marrin rezultatin më të keq që nga 1997 e këtej”, tha Rama./vizionplus.tv