E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD mobilizohet pas humbjes në zgjedhje (Mesazhi i Gazment Bardhit)

Pasi doli e humbur nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike ka vendosur të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u ka dërguar një mesazh demokratëve anëtarë, ku iu kërkon të marrin pjesë në mbledhjen e Kryesisë që do të mbahet më 16 maj, ora 17.00 dhe më pas në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, që do të jetë në po të njëjtën ditë, ora 19.00.

 

Mbledhjet do të zhvillohen në selinë e PD. Sipas mesazhit të Bardhit, demokratët do të diskutojnë për proceset politike që do të ndjekin pas situatës së krijuar pas zgjedhjeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë