E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD: Mjekja në Klos pozitive me COVID, stafi mjekësor dhe qytetarët të trembur për fatin e tyre

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi shprehet se përhapja e koronavirusit ka dalë jashtë kontrollit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Çupi shkruan se një mjeke në Qendrën Shëndetësore “Klos” ka rezultuar pozitive me COVID-19, ndërsa stafi dhe qytetarët që ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësorë janë të trembur se ç’do të ndodhë me ta. Sipas saj, ata kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin për të verifikuar nëse janë prekur apo jo.

“Përhapja e virusit ka dalë jashtë kontrollit ndërsa shqetësimi i qytetarëve është më se i justifikuar. Një mjeke në Qendrën Shëndetësore “Klos” ka rezultuar pozitive me COVID 19 , ndërsa stafi dhe qytetarët që ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësorë janë të trembur për fatin e tyre ndërsa kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin për të verifikuar nëse janë prekur apo jo. Jeta e cdo qytetari vlen njësoj. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të marrin masa njësoj për cdo qytetarë. Në këtë betejë nuk mund të ketë të privilegjuar. Testoni njerëzit. Gjurmoni rastet.”

Çupi i bëri thirrje autoriteteve shëndetësore që të bëjnë sa më shumë testime.

“Thirrjet e opozitës për testimet e qytetarëve dhe gjurmimin e rasteve të dyshuara si të prekur nga COVID 19, duhet te kthehen në emergjencë kombëtare. Është emergjencë.!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë