Kryeministri Rama vijon të ironizojë në distancë me dy drejtuesit e opozitës Basha dhe Kryemadhi në lidhje me qëndrimin që PD e LSI po mbajnë për protestën e studenteve.
Nëpërmjet një reagimi në Tëitter, kryeministri thotë se forumet rinore te partive opozitare bëjnë si student jopolitik ndërsa militantet e PD-LSI e shesin veten si familjare te studenteve.
Sipas Ramës, protesta këtë të hënë u mor peng zyrtarisht nga këto dy parti.
Më pas në instagram postoi një selfie me pyetjen drejtuar sërish studenteve: Do shifemi para festës?
Forumet e Doktorresh Monës e Lul Artistit që bëjnë si studentë jashtë politikës dhe militantë të pdLSI që bëjnë si familjarë studentësh, zyrtarizuan sot pengmarrjen e protestës