Subscribe

Buxheti prej 5.8 miliardë eurosh që qeveria ka menduar për vitin 2023, për opozitën nuk i përgjigjet krizës ekonomike dhe nevojës së konsumatorëve.

 

Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha para mediave se politika e vetme e mazhorancës që reflektohet në buxhet ëshë ajo e rritjes së taksave dhe e vendosjes së gjobave.

 

JORIDA TABAKU

 

DEPUTETE E PD

“Vendosja e taksave sidomos tek shtresa e mesme e Shqipërisë është një politikë e vjetër e qeverive Rama që ua kalojnë faturën e kripur të taksave kësaj shtrese. Taksat si ajo ndaj profesioneve të lira do t’i japë vërtetë buxhetit të shtetit të ardhura ekstra prej 17 mln eurosh por do të heqë nga duart e këtyre profesionistëve po kaq milionë euro në kohë krize. Sipërmarrjet do të paguajnë shtrenjtë produktet, shërbimet dhe jo vetëm ndërkohë që taksat rriten mbi kurrizin e tyre. Kredimarrësit që kanë marrë kredi për banesat e tyre, për bizneset e tyre dhe jo vetëm do të nisin të paguajnë më shtrenjtë këstet e kredive ndërkohë që qeveria do t’u shtojë në faturë edhe taksat shtesë. Mbi taksim në kohë krize. Kjo është politika e majtë! Kjo është politika fiskale e qeverisë Rama që edhe në kohën më të errët vazhdon të fusë dorën në xhepat e qytetarëve për të paguar të dyshuarit e përhershëm.”

 

Duke u ndalur te taksimi i jashtëzakonshëm në masën 33% që qeveria synon të vendosë për prodhuesit privatë të energjisë, Tabaku kërkoi që e njëjta masë të aplikohet edhe për bizneset që shesin naftën.

 

JORIDA TABAKU

 

DEPUTETE E PD

 

“Duke qenë se bordi i naftës që në të vërtetë është Klubi i Oligarkëve po abuzon me çmimin e naftës duke përfituar më shumë të ardhura si pasojë e situatës. Por deri më tani, ortakët e qeverisë dhe aksionarët e kësaj mazhorance po vazhdon t’iu shkelet një sy nga qeveria e cila është e gatshme të gjobisë shtresën e mesme të shqiptarëve apo dhe qytetarët e shtresës së varfër duke ua ngarkuar faturën e inflacionit dhe nga ana tjetër të tregohet tolerante me klubin e oligarkëve.”

 

Rezerva për projektbuxhetin 2023 dhe paketën shoqëruese fiskale ka edhe Konfindustria. Sipas saj, masa e parë që duhet të ndërmarrë qeveria për të mbrojtur ekonominë kombëtare dhe në përgjigje me zhvillimet në tregjet e huaja është heqja e taksës së qarkullimit të karburanteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *