Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e PD për t’i hequr mandatin ministers Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

 

Rama u shpreh se akuzat e demokratëve nuk do të ndryshojnë dhe se çdo moment i humbur me akuzat e tyre është humbje kohe për qeverinë.

 

“Vesi del me shpirtin dhe këta që merren me këto punë nuk do ndryshojnë kurrë. Kurrë për fat të keq. Ne jemi shumë mirëpritës dhe mikëpritës për çdo shenjë ndryshimi nga ana e tyre por këta mesa duket nuk do ndryshojnë. Tërheqja zvarrë e kujtdo që u del përpara për të bërë linçime është një praktike që nuk do ndryshojë. Zgjedhja jonë është e thjeshtë dhe rruga jonë është e përcaktuar, ose do bëjmë punët duke qenë të vetëdijshëm që nuk jemi perfekt, kemi edhe ne të metat tona, ose do merremi me këta. E kam të qartë që cdo minutë e humbur për tu marrë me këta është gjynah i madh. Nuk shoh asnjë problem të natyrës së ngritur në këtë furtunë në gotë. Megjithatë le ta gjykojnë institucionet”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *