Subscribe

PD ka akuzuar ashpër kryeministrin Rama në lidhje me procesin zgjedhor në Akademinë e Shkencave. Në një dalje nga selia blu, ish deputeti Luciano Boci tha se Rama ka emeruar në mënyrë të turpshme e të paligjshme në krye të Akademisë së Shkencave, ushtarin e tij dhe të Tom Doshit.

 

Boci shtoi se Gjinushi është rrezuan me dekret nga Presidenti e për këtë arsye, PD vendosjen e tij në krye te Akademisë do ta ankimojë në Kushtetuese sapo ajo të jetë funksionale.

 

 

Edi Rama vazhdon të uzurpojë e të pushtojë institucionet e pavarura kushtetuese me kamikazët e tij politikë, duke ricikluar figura si Skënder Gjinushi, që i shërbyen regjimin komunist edhe gjatë rënies së tij. Pasi i imponoi Akademisë së Shkencave një ligj krejtësisht sovjetik dhe antikushtetues, ai sot vuri në krye Akademisë ministrin e fundit të diktaturës komuniste, duke shkelur plotësisht Kushtetutën dhe Ligjin për Akademinë e Shkencave. Emërimi me dhunë i Skënder Gjinushit është realizuar sot nën presion politik. Ai është një regres shkencor, moral dhe politik, një uzurpim në grup i një posti publik.Skënder Gjinushi është rrëzuar me dekret nga Presidenti i Republikës, por Edi Rama, në vend që të ikë bashkë me të, për dështimin e tij personal me negociatat, kthen Akademinë e Shkencave në një organizatë tjetër politike. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *