E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD: Gjiknuri për burg, PS e vendos në krye të Reformës Zgjedhore

Pas caktimit të Damian Gjiknurit si Sekretar për Reformën Zgjedhore në mbledhjen e kryesisë së PS ka reaguar Partia Demokratike.

 

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa në një reagim në “Facebook” ka hedhur akuza në drejtim të socialistëve se vendosën në krye të reformës zgjedhore një person që sot, sipas saj, duhet të ishte në burg.

 

Reklamë

Zhupa akuzon gjithashtu kreun e ekzekutivit se përmes këtij veprimi po rikonfirmon vullnetin për të blerë sërish zgjedhjet.

 

“Damian Gjiknuri, sekretar për reformën zgjedhore në PS!!! Modeli i zgjedhjeve te Dibres, modeli i blerjes se votes, i krimit, i intimidimit te votuesve, i parave te pista ne fushate, eshte modeli qe kerkon Rama per gjithe Shqiperine ne zgjedhjet e ardhshme! Personi qe duhet te ishte ne burg po te hetohej dosja 184, sot merr stafeten te jete ne krye te reformes zgjedhore! Edi Rama rikonfirmon vullnetin per zgjedhje te blera dhe te kapura nga ai, ku mos pyesi per qytetaret por vetem per kriminelet dhe oligarket qe i sigurojne pushtetin. Ky model do shkulet nga qytetaret qe po tregojne cdo dite e me shume qe jane shumica, qe nuk kane frike nga diktatori i ri, qe do rikthejne demokracine ne kete vend. Nuk do kete me zgjedhje me modelin “Dosja 184” as “Dosja 339” as “Dosja Habilaj”! Opozita dhe qytetaret e bashkuar kane per te fituar betejen per demokraci.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë