E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD: Dhunohet barbarisht aktivisti i PD në mes të Sarandës, policia të zbardhë ngjarjen

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ashpër pas dhunës së ushtruar ndaj avokatit Marjel Mejdini, i cili njëkohësisht është edhe aktivist i PD.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, demokratja shkruan se vendi po bëhet çdo ditë e më i pasigurt, ndërsa iu ka bërë thirrje autoriteteve dhe policisë që të hetojnë ngjarjen.

 

“Sot në Shqipëri askush nuk është më i sigurt. Në mes të ditës, në mes të qytetit turistik të Sarandës, Marjel Mejdi, aktivist i PD, qytetar model nga fisi Mejdi eshte goditur barbarisht nga persona te panjohur. I bëj thirrje autoriteteve policore të hetojnë pa humbur kohë ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë autorët për të marr dënimin e merituar. Vendi po bëhet çdo ditë e me i pasigurt. Qeveria sic po dëshmohet gjithnjë e me shumë është në shërbim të krimit dhe policia garante e tij. Drejtesia është në duart e më të fortit, me të pasurit e më te pushtetshmit. Qytetari është viktima e regjimit Rama- Doshi!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë