Subscribe

Partia demokratike një pjesë të strategjisë së saj elektorale do ta fokusojë tek takimet derë më derë.

Për këtë arsye selia blu ka shpërndarë për strykturat e saj drejtuese në qarqe një udhëzim sesi do të zhvillohen takimet derë më derë.

Udhezimi përcakton se përfaqësues të PD do të  trokasin në shtëpitë e votuesve në dy faza: fillimisht është prezantimi i Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës tek votuesi për të mbledhur problemet e votuesit nga data 15 janar deri në 5 mars ndërsa fazë e dytë do të jetë  prezantimi i zgjidhjeve të Partisë Demokratike për problemet e tyre nga data 6 mars deri në 20 prill.

Faza e parë sipas PD, realizohet nga grupe të rinjsh vullnetarë, shoqëruar nga një person përgjegjës i caktuar për një zonë të caktuar.

 

 

Për të identifikuar votuesit.

Për t’u bërë atyre disa pyetje.

Për të mbajtur shënim (regjistruar) problemet e tyre.

Për të mbajtur shënim (regjistruar) preferencat e tyre të votimit, me qëllim identifikimin e votuesve të sigurt të PD, votuesve potencialë (që kanë votuar në të shkuarën për PD dhe janë të gatshëm që të votojnë edhe në të ardhmen), apo të votuesve të sigurt të partive të tjera.

Për t’i dhënë një mesazh përmbledhës për të votuar PD, duke i treguar në mënyrë të përmbledhur për PD, Lulzim Bashën dhe dështimet e Edi Ramës.

 

 

Faza e dytë do të jetë përgjegjësi e kandidatëve për deputetë, të shoqëruar nga një grup të rinjsh vullnetarë.

 

 

  • Për t’u treguar votuesve për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën.

  • Për t’i bindur që të votojnë për Partinë Demokratike.

  • Për t’u dhënë atyre një pjesë të literaturës së fushatës (broshurë).

  • Për të bashkëbiseduar me ta dhe për t’u prezantuar zgjidhjet që ofron Partia Demokratike për problemet e tyre.

 

 

Lidhur me fushatën derë më derë selia blu ka dhënë udhezime konkrete mbi sjelljen dhe mesazhin  që përfaqësuesit e PD në cdo zonë duhet të japin gjatë takimeve me qytetarët.

 

 

Si parti politike ne jemi për të zgjidhur problemet e votuesve. Ky është misioni kryesor i çdo partie. Kjo është ajo që çdo votues pret nga ne.
Partia që mund ta bindë votuesin se do të zgjidhë problemet e tij, do të fitojë zgjedhjet!

Kjo është detyra më e RËNDËSISHME në fushatë, më produktive për të siguruar fitoren dhe duhet të bëhet me SERIOZITETIN më maksimal të mundshëm.

Mos harroni se ju jeni një përfaqësues personal i partisë dhe i Lulzim Bashës, Kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë. Fjalët që thoni dhe përshtypja që krijoni do të kenë një efekt të madh në vendimin e votuesit. Mos harroni: Zgjedhësi ka gjithmonë të drejtë!

Tregoni se jeni shumë i interesuar dhe empatik ndaj problemeve të votuesve. Dhe theksoni që Partia Demokratike dhe Lulzim Basha kanë zgjidhjen dhe i thoni votuesit tek i cili do të shkoni që t’ia paraqisni atij / asaj herën e dytë kur do të vizitojmë këtë votues. Mos harroni ato që thamë më lart për fitoren e zgjedhjeve. Bëhet fjalë për zgjidhje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *