Partia Demokratike denoncoi këtë të diel nga Kamza se një shkollë është prishur me argumentin se ishte dëmtuar nga tërmeti, pavarësisht se aty është bërë mësim deri në datën 9 mars. Bëhet fjalë për shkollën “Hillari Klinton”. Kreu i degës së PD në Kamëz, Flamur Hoxha i bëri thirrje prokurorisë të hetojë për shqetësimet që ngrihen nga banorët.

 

“Nuk mjafton vetëm kjo,  përveç kushteve të rënda që ne ndodhemi sot “falë” qeverisjes së “Rilindjes”, akoma më shumë duam t’i bëjmë një apel drejtësisë në kllapi, prokurorisë të hetojë, të marrë në konsideratë shqetësimet e banorëve pasi është një fakt, jo vetëm në këtë shkollë por edhe në shkolla të tjera në Kamëz kemi rrënoja të cilat pas marsit, jo pas tërmetit, pasi është zhvilluar 4 ose 5 muaj shkollë, arsim, studim, për mijëra nxënës, brenda natës kjo shkollë është rrënuar, që do të thotë se është bërë me një qëllim të vetëm, atë të [përfitimit të tenderave të radhës, të përfitimit, të tenderave të korrupsionit, që asaj që qeveria di të bëjë më mirë.”

 

 

Banorët e pyetur nga demokratët thonë se nuk kanë asnjë informacion pse e shembën shkollën, ku kanë dërguar fëmijët e tyre deri në datën 9 mars.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *