Arena Verona është drithëruar në 10 vjetorin e përkujtimit të tenorit  italian Pavarotti, në koncertin “Pavarotti, një emocion që nuk mbaron kurrë”.

 

Koncerti ishte një udhëtim I gjatë që zgjati rreth tre orë, I cili rrëfeu të gjithë karrierën e tenotrit.

 

Në koncertin në nder të tij u shfaqën imazhe të tenorit duke filluar që nga interpretimet e para lirike të tij, pjesëmarrja pranë Fabio Fazos në Festivalin Sanremo në vitin 2000, kujtimet personale dhe anektoda të treguara nga ata që e njihnin duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

 

 

“ ‘Dua të kujtohem si njeriu që solli lirinë tek njerëzit’- i pëlqentë të thoshte Lucianos dhe kjo është ajo që bëri gjatë gjithë jetës së tij,”- tha pak para shfaqjes Nicoletta Mantovani, e veja e Pavarotit.

 

Luçiano Pavaroti kishte një nga zërat më të veçantë në historinë e operës. Dhe një dekadë pas vdekjes së tij, tenori italian arrin ende shënimet e larta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *