Presidenti Ilir Meta ngriti si shqetësim këtë të hënë punësimin elektoral që kryhet, sipas tij, në administratën publike.

 

Duke ju referuar një shkrimi të “Monitor”, Meta tha në rrjetet sociale se qeveria ka hapur 10 mijë vende pune një vit më parë për t’i shërbyer për fushatë zgjedhore.

 

Shumica e vendeve, deklaroi presidenti, janë zënë nga patronazhistët. Më 25 prill, ai kërkon që qytetarët të ndëshkojnë me votë këtë qeveri.

 

“Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor. Këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike. Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë,  për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë.  Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë! Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve. Me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës. 🇦🇱”

 

Mbrëmjen e të shtunës, Ilir Meta paralajmëroi se do të nxjerrë prova konkrete për skemën si funksionojnë patronazhistët, ndërsa pret që drejtësia të lëvizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *