Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 August 2026
Vizion fokus

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës, flakët rrezikojnë...

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt teknik

Aksident me vdekje në Durrës

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei është...

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë, u kap...

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën...

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë operacionet parandaluese...

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve qytetarët nisin...

I nxehti ekstrem, shënohen temperatura rekord në Austri

Tunel i fshehtë nën kufirin e BE-së, Lituania zbulon...

Patozi thirrje Ramës: Shmang takimet elektorale, infektimet janë rritur frikshëm

14 Nëntor 18:15

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të shmangë takimet elektorale në këtë kohë ku numri i të infektuarve me COVID po rritet ndjeshëm.

Sipas Patozit, shtimi i personave të prekur me COVID për disa vota më shumë, kërcënon ekonominë e vendit dhe jetët e njerëzve.

Ai i drejtohet kryeministrit se nuk ka asnjë arsye të nxitojë dhe se të tjerët nuk kanë ndërmend të zbresin në fushë, pasi po presin opinionin e Komisionit të Venecias.

“Për një grusht votash më shumë…Nëse thua se je duke u bezdisur nga opozita e Bashës, që e ka kthyer prej kohësh në kalë beteje temën e Covid 19, të paktën mund t’i shmangësh takimet elektorale këto ditë të vështira, kur infektimet janë rritur frikshëm. Ndryshe, i bie që i thua popullit tënd mos bëj atë që bëj unë, por vetëm atë që them unë. Sado ta përgatisësh mirë skenografinë në natyrë, me distancat sociale korrekte apo me maskat në gatishmëri, prapëseprapë ato grumbullime militantësh dhe figurantësh mbeten vatra të mundshme të përhapjes së virusit. Jo për gjë, por nuk ke asnjë arsye të nxitosh, sepse ata të tjerët nuk kanë ndërmend të zbresin në fushë, ngaqë janë duke thënë se po presin Komisionin e Venecias, i cili mund të flasë diku nga mesi i dhjetorit. Deri atëherë mund t’ia kursesh Shqipërisë ca qindra apo mijëra infektime, në radhë të parë, duke mos shërbyer si model i keq, sepse interesa të vogla politike nuk mund të mbizotërojnë mbi kërcënimin kombëtar, që përfaqëson një shpërthim i shifrave të epidemisë.  I cili mund të marë me vete, jo vetëm jetë njerëzish, por bashkë me ta edhe ekonominë e vendit për një grusht votash më shumë.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Astrit Patozi covid Edi Rama

Nga e njëjta kategori

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar (EMRI)

më shumë...

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Zjarri në Rriban, deputeti Jahaj dhe kryebashkiaku Ismailaj: Situata mbetet e rëndë, do qëndrojmë në terren gjithë natën

më shumë...

Nënshkruhet Akti i Themelimit dhe Statuti i shoqërisë “Fincantieri Albania”, Nufi: Investim i rëndësishëm në zhvillimin e industrisë detare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:05

Moti për ditën e enjte, temperaturat ngjiten...

10:44

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës,...

10:41

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt...

10:36

Aksident me vdekje në Durrës

10:20

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem...

10:06

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë,...

9:50

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja...

9:43

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë...

9:37

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën...

9:31

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve...

9:20

Ushqimet që ndihmojnë në forcimin e kockave...

8:56

Zjarri në Rriban, deputeti Jahaj dhe kryebashkiaku...

8:56

I nxehti ekstrem, shënohen temperatura rekord në...

8:37

Tunel i fshehtë nën kufirin e BE-së,...

8:11

Salah surprizon me numrin në fanelë, 10-ta...

8:06

Zelensky i kërkon NATO-s më shumë ndihmë...

7:51

Pesë ushqime që ndihmojnë në forcimin e...

7:18

Tifozët duartrokasin gjestin e Muçit pas transferimit...

7:01

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën...

6:44

Berat Gjimshiti largohet pas 9 sezonesh nga...

Më të klikuarat

  • Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...
  • “Mos trego se do të të vras familjarët”, pasi e p*rdhunonte...
  • “Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plag...
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar (E...
  • Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei ë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.