Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni për popullaritetin...

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për...

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju bashkohet edhe...

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e grabitjes së...

Merz rrëzon buxhetin e BE: Plani prej 1.6 trilionë...

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të bëhet mike...

Garda iraniane: Mos i lini anijet t’i afrohen Hormuzit...

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në...

Rrezikonin të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton dy...

Patozi: Populli nuk gabon, por Shqipëria po qeveriset keq

27 Prill 18:57

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi pranon se votimet e 25 prillit janë shprehje e vullnetit të popullit, e se pavarësisht rrethanave rezultati i ulët duhet pranuar. Megjithatë, Patozi deklaroi me bindje se Shqipëria po qeveriset keq dhe se ka nevojë për ndryshim. Bindja Demokratike do të vazhdojë atë që ai e konsideron udhëtim të bukur në politikë.

“Populli nuk gabon asnjëherë, kur voton. Kjo aksiomë vlen për të gjitha zgjedhjet. Dhe asgjë nuk mund ta justifikojë mosarritjen e objektivit për një forcë politike, pavarësisht rrethanave”, pohoi kreu i Bindjes.

Por, Astrit Patozi beson se zgjedhjet e 25 prillit u zhvilluan në një situatë ku nuk mungoi tensioni.

“Zgjedhjet e 25 prillit u shenjuan nga thirrjet dhe hakërrimat për revansh, të cilat me sa duket e zbehën peshën e çdo zëri të arsyeshëm, duke e paracaktuar rezultatin.Kur dëgjuan kushtrimin për rrëmbime cfurqesh dhe sopatash, shqiptarët, me sa duket, menduan si gjënë e parë të ruanin kokën, ndaj edhe i ranë shkurt. Zgjodhën të mos ndëshkojnë ata, që kishin qeverisur keq, por më shumë ata që premtonin se do t’ua bënin si në Elbasan atyre që nuk u bindeshin. Dhe ndoshta, jo për meritë të tyre, fituan ata që i frikësonin më pak, ose më mirë ata që mund t’i ruanin nga ata të tjerët”, shkruan Patozi.

Në këtë situatë, sipas Patozit, nuk pati mundësi që ndryshimi të vinte.

“Kur zgjohen instiktet e mbijetësës është luks të kërkosh që njerëzit të vënë në punë logjikën dhe ta mendojnë veten apo familjen e tyre në kushte normaliteti. Është njësoj si t’i kërkosh një ushtari në front se duhet të bëjë dush dy herë në ditë dhe duhet ta mbajë të hekurosur uniformën.Polarizimi i qëllimshëm I fushatës e ndau si me thikë shoqërinë në bardhë e zi dhe nuk pati më vend për ngjyra të tjera. Kaq e thjeshtë është ajo që ndodhi. Ndaj do të vijoj të inkurajoj çdokënd që bën një përpjekje, por sidomos të rinjtë, për të mos hequr kurrë dorë nga idea se ndryshimi është i mundur. Dhe ky besim vjen nga bindja e fortë se Shqipëria qeveriset keq, ngaqë është marrë peng prej një grushti personash, të cilët kanë ngritur dhe ushqyer një sistem të mbyllur politik, ku është vrarë gara dhe konkurrenca e lirë. Shqipëria fiton vetëm atëherë kur kjo guackë do të çahet dhe jo kur ata që e kanë krijuar këtë përbindësh marrin pushtetin apo e ruajnë atë, siç ndodhi edhe në këto zgjedhje.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Astrit Patozi Shqipëri zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për trashëgiminë kulturore

më shumë...

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju bashkohet edhe Diaspora

më shumë...

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e grabitjes së pikës së karburantit në Fushë Krujë (VIDEO)

më shumë...

Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe deputetët, porosia që iu la kryeministri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

7:25

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

7:21

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni...

6:54

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit...

6:43

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju...

6:37

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e...

5:53

Merz rrëzon buxhetin e BE: Plani prej...

5:34

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të...

5:26

Garda iraniane: Mos i lini anijet t’i...

5:13

A është mirë t’i mbani grilat mbyllur...

5:05

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

4:48

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve...

4:36

Rrezikonin të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

4:29

Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës...

4:16

“Shpirti i Ballkanit”, në Korçë, grupe artistike...

3:49

Përplasen trenat në Londër, një viktimë dhe...

3:22

Temperaturat shtojnë virozat, mjekët: Më të rrezikuarit...

3:12

Vitin tjetër shërbim doganor dixhital, Beja: Lehtësi...

2:54

Sot protesta e radhës në bulevard, tubimit...

2:42

Dasma e bujshme në Siçili, Dua Lipa...

2:35

Shmanget tragjedia në Himarë, i riu bie...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për vjehrri...
  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edh...
  • Horoskopi i ditës: Kjo e shtunë sjell ndryshime të papritura...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.