Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e vë fajin tek Partia Demokratike që sipas tij, po bëhet pengesë për depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

Gjatë një interviste për emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi, Patozi tha se e vetmja zgjidhje për këtë është që të krijohet një trupë komisionerësh të pavarur që garantojnë një proces të drejtë numërimi votash.

“PD kërkon që të mos depolitizohen komisionet zgjedhore sepse nëse do të jenë administratë ata, kjo jep më shumë dorë që ata të jenë nga ana e qeverisë. Nuk mund të shkohet deri në këtë nivel. Ata që janë marrë me zgjedhje në Shqipëri e dinë se komisionerët janë gangrena e demokracisë në Shqipëri. Ata mezi presin ca ditë për të marrë ca lekë. Duhet të shpëtojmë nga ata. Ne shkojmë në zgjedhje sikur po shkojmë në luftë. Duke dashur të arrish paqen, ti duhet të çarmatosësh palët ndërluftuese. Duke u hequr koburet këtyre gjelave që përleshen vetëm kur ka zgjedhje, ti duhet të mos i lësh ata që të kenë akses. Të bëhet një trupë profesionale, relativisht e pavarur. Reforma synon që ata njerëz që do të çosh janë më të paarmatosur se militantët e flaktë të partisë që vetëm me atë punë merren. Duke vënë sanksione të rrepta për ta.”

Sa i takon votimit elektronik, numri një i BD theksoi se diçka e tillë bëhet sepse shqiptarët nuk u besojnë njerëzve, por më shumë makinerive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *