Astrit Patozi garon për herë të parë për Parlamentin shqiptar me forcën e krijuar dy vjet më parë, Bindjen Demokratike. Sot, në ditën e nisjes së fushatës zgjedhore, Patozi ka një mesazh për të gjithë votuesit; Bindja do të luftojë jo për rotacionin, por për ndryshimin e politikëbërjes.

“ASTRIT PATOZI

BINDJA DEMOKRATIKE

Ne u ofrojë shqiptarëve një alternativë të ndryshme nga personazhet  dhe partitë që i kanë shkaktuar shumë dëme këtij vendi për disa dekada. Ka ardhur dita që shqiptarët të ndërrojnë dorën dhe të votojnë atë që kanë më afër vetes, me gjithë skepticizmin.”

Bindja Demokratike ka shpallur ekipin me të cilin do të garojë në 25 prill dhe Tirana, Shkodra, Vlora, Durrësi, Korça e Elbasani janë qarqet ku ajo do të luftojë më fort. Nga ana tjetër, Bindja ka publikuar edhe programin ku janë futur elemente që deri tani janë lënë mënjanë nga forcat e mëdha, e që kanë të bëjnë me demokracinë në vend, si nevojë për një ligj të ri për referendumet e një ligj të ri për partitë politike.

“Askush prej nesh nuk ka qoftë edhe një cent, asgjë të bëjë me diktaturën, korrupsionin e 30 vjetëve të tranzicionit. Risia tjetër është lista 100 për qind e hapur. Kemi marrë një zotim: mandati i shkon atij që ka një votë më shumë se tjetri.”

Synimi i Astrit Patozit, në 25 prill është që Bindja të përcaktojë qeverinë e ardhshme të shqiptarëve.

“Ne do të kemi përfaqësuesit tanë në Parlament. Ne do t’i përfaqësojme me dinjitet shqiptarët.”

Bindja Demokratike është e vetmja nga forcat e reja politike që në këtë fushatë synon të ndryshojë një skenë politike të dominuar deri me tani nga PD, PS e LSI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *