Teksa komentonte situatën në të cilën ndodhet vendi, Astrit Patozi pranon që edhe ai është përgjegjës për regresin e Shqipërisë.

i ftuar në “Quo Vadis”, Patozi deklaroi se ndryshe nga politikanët e tjerë, ai i pranon gabimet.

“Po të doni një përgjegjës, e keni përballë, por për aq sa më takon. Për peshën që kam pasur, për rolin që kam luajtur dhe për kontributin që kam dhënë për aq kohë sa jam marrë me politikë, kam dhe unë përgjegjësitë e mia. Sigurisht ka të tjerë që kanë shumë më tepër sesa unë, por që nuk e thonë asnjëherë. As nuk i marrin këto përgjegjësi dhe as nuk kërkojnë ndjesë të paktën.”

Patozi shtoi se Shqipëria nuk ka ecur në ritemet e duhura, sidomos në 15 vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *