Video · Kronikë
Patosi në flakë/ Pas kodrave zjarr edhe në një banesë, zjarrëfikësit në vështirësi
Patosi është përfshirë nga disa vatra zjarri këtë të enjte.
Pas zjarrit të madh në kodra, flakët kanë përfshirë edhe një banesë dy-katëshe në lagjen ’29 marsi’.
Reklamë
Zjarri ka rënë fillimisht në katin e sipërm të banesës ndërsa flakët janë përhapur shumë duke e djegur objektin totalisht.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Zjarri në banesë dhe flakët në kodrat e Margëlliçi njëkohësisht, kanë vështirësuar punën zjarrefikesve, ndaj u kërkuan përforcime nga Berati e Mallakastra.
Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të Patosit, Fierit, Roskovecit dhe kompanise Albpetrol.
Më shumë video
Reklamë




