Punimet e kryera nga ana e ujësjellës-kanalizimeve, kanë çuar drejt amortizimit aksin rrugor që lidh Patosin me zonën e Dukasit.

 

Pamjet tregojnë se kudo ka gropa, ndërsa lëvizja e mjeteve bëhet me vështirësi. Shoferët thonë se kjo problematikë vazhdon prej afro gjashtë muajsh.

 

“Rruga me copë copë që ça të them. Jemi ankuar tek bashkia, po jo e ka ujësjellësi, jo e ka njeri, jo e ka tjetri”, u shpreh një shofer.

 

Edhe për banorët e zonës rruga përbën rrezik. Ata thonë se më të rriskuarit janë fëmijët, të cilët shkojnë në shkollë vetëm, ndërsa kërkojnë ndërhyrje emergjente.

 

“Nuk e çan njeri kokën fare. Shumë rrugë e ngushtë dhe këmbësorët duhet të ruhen nga mjetet. Kanë punuar me tubacione dhe i kanë lënë siç e shikoni vet.”

 

“Fëmijët janë më të rrezikuarit. Po i çojmë në shkollë se asnjë makinë nuk ndalon. Shikojini si ecin.”

 

Ky segment rrugor lidh dhjetë fshatra me qytetin e Patosit. Ndërkohë sipas bashkisë, rruga nuk është rehabilituar pasi punimet nuk kanë përfunduar ende.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *