E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Patina përplaset me makinë në Pogradec, një i lënduar

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit, në kryqëzimin e rrugës së Drilonit. Një i ri, i cili drejtonte një mini-patinë, ka përplasur një automjet tip BMW, që po futej në kryqëzim nga rruga kryesore.

Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i patinës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat, ndërsa drejtuesi i automjetit ka deklaruar se ishte patina që e goditi atë.

Kohët e fundit, fëmijët dhe të rinjtë që lëvizin me patina në rrugë publike, shpesh pa njohuri mbi rregullat e qarkullimit, janë kthyer në një shqetësim të shtuar, duke shkaktuar raste të përsëritura aksidentesh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë