Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 July 2026
Vizion fokus

Trump “shpall kandidaturën” për president të vitit 2028, sulme...

Zjarret gjigante përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen mbi 220...

Ujësjellësi historik i Vranishtit drejt restaurimit, Rama ndan pamjet:...

Tensionet SHBA-Iran, Trump zbut tonet: Janë më seriozë se...

Merz nis riformatimin e qeverisë gjermane, emërohet ministri i...

Zjarret dalin jashtë kontrollit, mbi 65 mijë persona evakuohen...

Rama shpjegon “Paketën e Maleve” përmes CHATGPT: Nuk është...

Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

Pirlo shumë pranë pankinës “axurre”

Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit,...

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit! Hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

9 Shkurt 11:23

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu përsëriti një mesazh të qartë e të pakthyeshëm: pasuritë e përfituara nga veprimtaria kriminale nuk do të gëzohen dhe nuk do të trashëgohen, por do të kthehen në shërbim të interesit publik. Para e prona, që burojnë nga droga, mashtrimi apo forma të tjera të kriminalitetit nuk janë më simbol fuqie apo privilegji, por do të rikthehen aty ku u përkasin, tek fëmijët, familjet, komunitetet në nevojë dhe viktimat e dhunës.

Si një provë konkrete e këtij angazhimi, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka hapur Thirrjen për Financim Projektesh, një mundësi e dedikuar për organizatat jofitimprurëse që synojnë të shndërrojnë pasurinë e konfiskuar të krimit në projekte me impakt real shoqëror. Fondi total në dispozicion është 150,000 euro (rreth 15 milionë lekë), i krijuar jo nga buxheti i qytetarëve, por nga pasuritë e konfiskuara të krimit, që rikthehen në dobi të shoqërisë. Qëllimi i mbështetjes financiare është parandalimi i kriminalitetit dhe rehabilitimi social, kulturor dhe shëndetësor i shtresave në nevojë, veçanërisht i personave dhe grupeve të prekura ose të rrezikuara nga krimi i organizuar, trafikimi dhe forma të tjera të kriminalitetit.

Ministrja Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile, të aplikojnë e të bëhen pjesë e një përpjekjeje të përbashkët, ku pasuritë e krimit shndërrohen në shpresë, mbështetje dhe zhvillim për komunitetin.

Fushat prioritare të ndërhyrjes përfshijnë, ndër të tjera:
-rehabilitimin social, kulturor dhe shëndetësor të shtresave në nevojë;
-parandalimin e kriminalitetit dhe riintegrimin e personave të prekur nga krimi;
-asistencën dhe rehabilitimin e viktimave të krimit të organizuar dhe trafikimit;
-rehabilitimin dhe trajtimin e përdoruesve të substancave narkotike;
-mbrojtjen e të drejtave të familjarëve të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës;
-asistencën dhe rehabilitimin e viktimave të trafikut të qenieve njerëzore.

Aplikimi është i hapur për organizata jofitimprurëse të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, të cilat kanë në objektin e veprimtarisë së tyre një ose më shumë nga këto fusha. Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 9 mars 2026. Informacione të detajuara mbi kriteret, dokumentacionin dhe procedurën e aplikimit gjenden në faqen zyrtare të AAPSK-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Albana Koçiu Ministrja e Punëve të Brendshme OJF parate nga krimi

Nga e njëjta kategori

Telashe për Diddy-n në burg, reperi përfundon në izolim pas përleshjes me një të dënuar

më shumë...

Trump “shpall kandidaturën” për president të vitit 2028, sulme dhe batuta në “Darkën e Korrespondentëve”

më shumë...

Zjarret gjigante përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen mbi 220 mijë persona, autoritetet shpallin gjendje emergjence

më shumë...

Ujësjellësi historik i Vranishtit drejt restaurimit, Rama ndan pamjet: Po ruajmë një vepër të vyer të trashëgimisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:06

Telashe për Diddy-n në burg, reperi përfundon...

9:35

Trump “shpall kandidaturën” për president të vitit...

9:18

Zjarret gjigante përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen...

8:36

Ujësjellësi historik i Vranishtit drejt restaurimit, Rama...

8:24

Tensionet SHBA-Iran, Trump zbut tonet: Janë më...

8:15

Horoskopi i së shtunës: Një shenjë tërheq...

8:12

Mot i kthjellët në të gjithë vendin,...

10:44

Durrës/ Konflikt me sende të forta dhe...

10:36

Merz nis riformatimin e qeverisë gjermane, emërohet...

10:04

Zjarret dalin jashtë kontrollit, mbi 65 mijë...

9:39

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë,...

9:30

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

9:16

Rama shpjegon “Paketën e Maleve” përmes CHATGPT:...

9:05

Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

9:00

Pirlo shumë pranë pankinës “axurre”

8:44

Këto janë sinjalet që trupi ju jep...

8:07

Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin...

7:33

Grabitje me armë në një bankë në...

7:30

Thellohet tragjedia në Roskovec! Ndërron jetë në...

7:14

Netanyahu viziton javën e ardhshme SHBA-të

Më të klikuarat

  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari në Roskovec lë...
  • Krimi në Roskovec, flasin prindërit e autorit: Vajzën e doni...
  • Tragjedia në Roskovec/ Nuk pranoi të dorëzohej, vetëvritet a...
  • Thellohet tragjedia në Roskovec! Ndërron jetë në spital edhe...
  • “Kemi frikë”, krimi në familjen në Roskovec, fle...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.