Subscribe

Kryetari i Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni doli kete te merkure para komisionit të pavarur të kualifikimit, për tiu nënshtruar procesit të vetingut.

 

Për të, komisioni konstatoi se kishte kryer deklarim të rremë duke fshehur pasurinë.

 

Pasaktësi në deklarime u gjendën për dy apartamente, si dhe nuk ka deklaruar tre automjete dhe një udhëtim në Bruksel.

 

Në sajë të hetimit të thelluar, komisioni tha se gjyqtari nuk ka deklaruar edhe një apartament në Durrës, për të cilin Alfred Gjoni tha se nuk është në pronësi të tij, por vetëm në përdorim. Për ta vërtetuar , ai dorëzoi prova të reja, të cilat do të shqyrtohen nga komisionerët.

 

Ndërsa përsa i përket aftësive profesionale, në raportin e KLD thuhej se Gjoni kishte zvarritur 6 procese gjyqësore, njëri prej të cilëve 4 vite.

 

I pyetur nga ONM për këtë fakt, Gjoni tha se në atë proces gjyqësor nuk ka qenë vetëm anëtar i trupës gjykuese dhe jo kryesuesi i saj.

 

Në përfundim të procesit të rivlerësimit, kryetari i gjykatës së Kurbinit kërkoi konfirmimin në dtyrë, vendi i të cilit do të jepet më 14 Janar.

 

Deri më tani, KPK kryetarët e gjykatave të shkarkuar nga detyra janë ata të apeleve në Vlorë dhe në Korçë, si dhe ata të shkallës së parë në rrethet Berat, Sarandë, Pukë, e në Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *