Subscribe

Komisioni i pavarur i kualifikimit ka shkarkuar nga detyra tre gjyqtarë të Apelit.

Tritan Hamitaj, gjyqtar në gjykatën e Apelit në Durrës,  ishte i pari që u përballë me komisionin këtë të enjte. Sipas komisionerëve ai nuk ka justifikuar një shumë prej 2.5 milionë lekësh  të cilat sipas tij i janë dhënë hua të afërmve. Gjithashtu u konstatua një apartament dhe një garazh në Durrës, që duke u bazuar tek deklarimet e gjyqtarit nuk i justifikonte.

Hamitaj është gjyqtari që ka liruar nga burgu, ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha ndersa ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

 

Edhe Arjan Qafa , gjyqtar në gjykatën administrative të Apelit, është shkarkuar nga detyra pasi komisionerët vërejtën probleme me pasurinë e bashkëshortes së tij . Në vitin 2008 bashkëshortja e Qafës deklaroi për herë të parë pasurinë me vlerë 70 mijë euro të akumuluar ndër vite, por të ardhurat e deklaruara nuk e justifikojnë këtë shumë.

 

Edhe Fjoralba Prifti , gjyqtare në gjykatën administrative te Apelit, është shkarkuar nga detyra pasi nuk mund të justifikonte një pasuri me vlerë 78 500 euro si dhe  një apartament banimi i blerë në vitin 2004.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *