Pasuria heq nga puna prokurorin që arrestoi Fullanin dhe Shpëtim Gjikën
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e prokurorisë së përgjithshne Ramadan Troci, njëheraz edhe kandidat për keshillin e larte te prokurorise.
Sipas komisionit, prokurori Troci ka bërë deklarim të rremë, duke fshehur pronat. Ai dispononte një sipërfaqe toke në Paskuqan dhe nje apartament në Kashar. Për këtë shtepi, komisioni tha në seancën e mëparshme se vlera e arredimit të tij është më e ulët nga sa eshte deklaruar.
Troci ka fshehur edhe një automjet, nderkohe qe jeton me qera ne nje banese prane Pazarit te Ri. Per kete te fundit, komisioni dyshonte për një marreveshje te fshehte mes prokurorit dhe pronarit.
Ramadan Troci u bë i njohur për arrestimin e ish-guvernatorit ardian fullani si dhe te ish kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika.
Ndërkohë, po këtë të enjte, në Vetingu shkarkoi nga detyra edhe kryetaren e Gjykatës së Apelit në Vlorë, Alma Liçaj. Edhe për këtë të fundit, komisioni kishte bwrw tw ditur më herët se kishte fshehur pasurinë.




