“Pasuria” e Musine Kokalarit në arkiv, familjarët dorëzojnë dorëshkrimet e disidentes
Në prag të 100 vjetorit të lindjes së disidentes Musine Kokalari, familjarët e saj kanë vendosur të sjellin në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të gjithë dorëshkrimet, për të plotësuar dhe amanetin e saj. Jeta, por dhe angazhimi si etnografe, poete, aktiviste dhe patriote të Kokalarit, që guxoi t’i shfaqte hapur bindjet politike dhe të dilte kundër regjimit diktatorial të vendit, njihen shumë pak.
BIBIKA KOKALARI
FAMILJARE E MUSINE KOKALARIT
Reklamë“Dua t’ju kërkoj juve, si pjesë e shoqërisë që të ruajmë copëezat e trashëguar nga njerëz si musineja, e cila i jep një tjetër përfimit shoqerisë sonë të viteve 40 dhe asaj të sotme.”
Pasi kreu 18 vjet nga dënimi i saj, Musinenë e internuan në Rrëshen, ku për 22 vjet punoi në bujqësi dhe ndërtim, e përgjuar ditë e natë nga Sigurimi i Shtetit. E afërmja e saj tregon kalvarin e vuajtjeve nëpër burgje dhe ruajtjen e dorëshkrimeve.
BIBIKA KOKALARI
FAMILJARE E MUSINE KOKALARIT
“Kur i kam marrë këto gjëra e ka marrë një makinë në durrës që mios e merrnin vesh të tjetër cdo merrja. Se atëherë ishte me frikë çdo gjë. Kur e kam marr makinën nga duërrësi dhe u kthzem në rrëshennatë ishte, e shkarkuam dhe as nuk pa njeri se çfarë prumë dhe çfarë nuk prumë. Kshu që as e dinte njeri se çfarë kisha në shtëpinë time. I kam ruajtur me aq fanatizëm si të ishin fëmijët e mi.”
Këto dokumente do të ruhen në Arkivin Shtetëror dhe do të jenë të aksesueshme për çdo studiues.
ARDIT BIDO
DREJTOR I DREJTORISE SE ARKIVAVE
“Për pasardhësit është shumë e vështirë ndarja nga këto dokumente. Por nga ana tjetër është shumë e rëndësishme nevoja për tu shpëtuar ato dokumente. Musine Kokalari përmes fjalëve të saj do të jetë e aksesueshme te cdo shtudiues dhe rrjedhimisht të mund të përcillet ideologjia e saj.”
Dorëshkrimet e Musine Kokalarit do të botohen në një vëllim të vetëm brenda një viti.




